FOTO/ Fushë-Bulqizë, protestë kundër shfrytëzimit të pyjeve në Malin e Bardhë

FOTO/ Fushë-Bulqizë, protestë kundër shfrytëzimit të pyjeve në Malin e Bardhë

116
0
Shares

Banorët e 4 fshatrave, Dushaj, Koçaj, Qire dhe Lepurake, të njësisë administrative Fushë-Bulqizë, protestuan kundër shfrytezimit të pyllit në Malin e Bardhë, nga ana e një kompanie private.

Kjo e fundit prej katër vitesh, nuk ka mundur të futet në pyll, pasi është kundërshtuar nga banorët, të cilët nuk kanë lejuar as ndërtimin e një rruge, për shfrytëzimin e pyjeve.

Banorët thonë se pylli është një aset që u përket dhe pyjet do t’i mbrojnë me jetën e tyre. Ata i bëjnë thirrje edhe kryebashkiakut të Bulqizës që t’i mbështesë në kërkesat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY