Durrës, atentat me armë zjarri drejt një makine, tentohet të vritet i...

Durrës, atentat me armë zjarri drejt një makine, tentohet të vritet i riu – Si dhe ku nisi sherri

534
0
Shares

Gjatë mesnatës së kaluar në lagjen 6 të qytetit të Durrësit ka patur te shtena me zjarri drejt një mjeti tip BMW, në pronësi të 28 vjecarit me inicialet S. N., banues në Durrës. Ende janë të paqarta motivet, ndërsa policia nuk e ka bërë të ditur ngjarjen.

Burimet për “Panorama” bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar 25 vjeçari me inicialet E. B., banues në Durrës dhe punohet për kapjen e tij, pasi në lagjen nr. 6, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S. N., 28 vjeç, duke qëlluar në drejtim të automjetit tip BMW ne te cilin ai ishte shofer.

Dyshohet se konflikti ka lindur mes palëve, brenda ambienteve të një pike loto, për motive të dobëta. Ndersa 25 vjecari e ka ndjekur 28 vjecarin duke qëlluar me arme në drejtim të mjetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY