DETAJE/ Vlorë, ekzekutimi i biznesmenit, e shkuara e tij dhe vrasja e...

DETAJE/ Vlorë, ekzekutimi i biznesmenit, e shkuara e tij dhe vrasja e një vajze që kreu i vëllai

290
0
Shares

Viktima e mbremshme ne Vlore, pronari i nje lokali dhe biznesmeni Vasil Dervishaj qe u ekzekutua sapo ka zbritur nga makina, nuk eshte nje emer i panjohur per policine.

“Panorama” ben me dije se ai ka qene i arrestuar me pare per trafik te lendeve narkotike.

Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ne disa pista, duke u perqendruar vecanerisht ne ate te nje krimi per hesape droge dhe ne nje krim per shkak te hakmarrjes pas nje hasmerie te vjeter.

Mesohet se vëllai i viktimës ka vrarë një vajzë te quajtur Stela ne vitin 2005 dhe për këtë ngjarje ka bërë 5 vjet burg pas gjykimit te shkurtuar. Ky eshte nje detaj qe po hetohet nga policia. Sakaq, mesohet gjithashtu se nje vit me pare viktima ka pasur nje konflikt ne qender te qytetit per shkak te biznesit te kafese.

Nuk ka ende asgje zyrtare lidhur me shkakun, pasi policia thote se eshte duke hetuar per ngjarjen.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët.

Si pjese e procedures hetimore, policia ka bere edhe disa shoqerime per t’i pyetur lidhur me ngjarjen, por nuk ka asnje te dyshuar apo identifikuar si autor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY