VIDEO/ Itali, 4 të arrestuar për trafik droge, 2 janë shqiptarë –...

VIDEO/ Itali, 4 të arrestuar për trafik droge, 2 janë shqiptarë – Sekuestrohen mbi 650 kg drogë

109
0
Shares

Policia italiane ka goditur një grup italo-shqiptar të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë.

Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit “Bogota”, që përfshijnë 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës.

Siç raporton La Reppublica, të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Dhjetë persona janë arrestuar me herët gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano – Livorno – Lecce dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasira të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë.

http://www.brindisireport.it/cronaca/operazione-bogota-2-un-altro-colpo-al-narcotraffico-albania-salento.html

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY