VIDEO/ Çadra që ju ndjek kudo që shkoni

VIDEO/ Çadra që ju ndjek kudo që shkoni

65
0
Shares

Një kompani japoneze po e dërgon teknologjinë e dronëve në një tjetër nivel.

Ata kanë krijuar një çadër autonome që ndjek përdoruesin e saj, duke i qënduar sipër kokës.

Free Parasol përdor një aparat fotografik dhe inteligjencën artificiale për të sinjalizuar dhe ndjekur përdoruesin e çadrës ndërsa ecën në rrugë.

Teknologjia është vënë në përdorim me anë të disa dronëve, raporton Daily Mail.

Paisja ndihmon dikë që mund të dëshirojë ti ketë duart e lira për tu marrë me diçka tjetër si përdorimi i telefonit, ndërsa çadra qëndron sipër kokës dhe është e dobishme si në shi ashtu edhe në diell.

Deri tani çadra me dron peshon 4.9 kg dhe ka një kohë fluturimi prej 20 minutash.

Por dizenjuesit e pajisjes janë të bindur se mund të zvogëlojnë peshën vetëm në 0.9 kg dhe mund të rrisin kohën e fluturimit në 1 orë ose më shumë.

Megjithatë, kohëzgjatja e fluturimit do të varet nga moti dhe ndikohet nga shirat e erërat e forta.

Free Parasol pritet të jetë në dispozicion në treg në vitin 2019, me një çmim prej 275 dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY