Tiranë, zhurma e lokaleve, Policia dhe ISHMPU-ja “bëjnë namin”…, bllokojnë vetëm dy...

Tiranë, zhurma e lokaleve, Policia dhe ISHMPU-ja “bëjnë namin”…, bllokojnë vetëm dy lokale në “Bllok”

494
0
Shares
Foto Ilustruese

Nisur nga telefonatat dhe ankesat e qytetarëve si dhe nga postimet në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” për shqetësimet e vazhdueshme ndaj zhurmave  tej normave të lejuara, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, bazuar dhe në Urdhrin Nr. 543, datë 30. 05. 2018 për “Për marrjen e masave të menjëhershme në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera shtetërore, ndaj subjekteve që gjenerojnë zhurmë tej normave të lejuara në qendrat urbane, zonat turistike dhe bregdetare”, gjatë fundjavës ushtroi një sërë kontrollesh në lokalet e kryeqytetit.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në 2 subjekte, lokale në rrugën “Brigada e Vlll” është konstatuar paligjshmëri në lidhje me zhurmat e larta akustike tej normave të lejuara, ku për pasojë nga ana e ISHMPU në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm dhe të plotë të aktivitetit të këtyre 2 subjekteve pas orës 00:00 të natës.

Edhe në fundjavat në vijim, por jo vetëm në fundjava, por në vijimësi shërbimet e Policisë Tiranë në mbështetje të ISHMPU do të vijojnë kontrollet në lokalet e kryeqytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY