Taksa e Rrugës së Kombit shënon viktimën e parë

Taksa e Rrugës së Kombit shënon viktimën e parë

489
0
Shares

Me datën 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë 7 protestues të cilët ishin arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit. Gjykata gjithashtu vendosi që 4 persona të tjerë të mbeteshin në burg.

Por, sipas informacioneve të Dritare.net Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës i cili kishte mbetur në burg nga Gjykata e Apelit është liruar në javët e para të majit.

Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim Gjykate.

Burime të Dritare,net pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY