Ngrijnë pagat për punonjësit e bizneseve private. 1 në 3 të punësuar merr 24 mijë lekë

Ndaje

Në vitin 2017, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 48.967 lekë. Kjo shifër, sipas publikimit të djeshëm të INSTAT-it, është 3 për qind më e lartë krahasuar me vitin 2016. Kjo do të thotë se vjet paga mesatare u rrit me 3 për qind. Por realisht, të dhënat tregojnë se rritje kanë pasur pagat e sektorit publik, ndërsa bizneset private i kanë ngrirë pagesat mujore për punonjësit.

Sipas INSTAT-it, “Gjatë vitit 2017, 29,6% e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare”. Paga minimale e lejueshme është 24 mijë lekë në muaj dhe sipas statistikave, gati 1 në 3 të punësuar paguhet në këtë limit.

Pagat janë rritur me gati 10 për qind për nëpunësit, nga 47.826 lekë në muaj në vitin 2016, në 50.878 lekë në muaj në vitin 2017. Vjet para fushatës qeveria vendosi të rrisë fort pagat e administratës me justifikimin se kishte 3 vjet pa ia lëvizur pagesën nëpunësve të vet.

Ajo çka bie në sy në tabelat e INSTAT-it është ulja e pagës për drejtuesit, pra, elitën e kompanive dhe qeverisë. Duket se ulja e pagave, pasi INSTAT raporton mesataren, ka qenë më e fortë në sektorin privat, pasi shteti vjet i indeksoi rrogat e larta. Në grupin, “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, pagat u ulën nga 95.961 lekë në muaj në vitin 2016, në 95.380 lekë në muaj në vitin 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje