Kush profesion paguhet më shumë. Vetëm 6,9 % të kënaqur

Kush profesion paguhet më shumë. Vetëm 6,9 % të kënaqur

603
0
Shares

Instat ka publikuar listen e pagave të larta dhe të ulta duke na ofruar një panoramë më të gjere të tregut të punës dhe vend dhe shpërblimit sipas profesionit.

Vetëm 6,9 për qind e 1,195 milionë të punësuarve në Shqipëri paguhen mbi 95 mijë lekë në muaj. Profesionet më të paguara që kalojnë pagën 50 mijë lekë në muaj, pra mbi mesataren, janë “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, “Teknikë dhe specialistë në zbatim” dhe “Nëpunësit”.

Në pagat e larta hyn edhe ushtria, me një mesatare prej 58.075 lekë në muaj. Ndërsa profesionet me pagë nën mesataren janë “Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve”, “Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit”, “Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to”, “Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve” dhe “Punëtorë (Profesione elementare)”. Pra, përgjithësisht e gjithë kategoria që merret me biznes të vogël apo që nuk punon në shtet, ka një pagë të deklaruar nën mesataren e të gjithë vendit.

Lista e pagave sipas profesioneve.

Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë 95.380 lekë/muaj

Specialistë me arsim të lartë (profesionistë) 66.297 lekë/muaj

Teknikë dhe specialistë në zbatim 54.088 lekë/muaj

Nëpunësit 50.878 lekë/muaj Punonjës të shitjeve dhe të shërbimeve 36.844 lekë/muaj

Punonjës të kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit 29.910 lekë/muaj

Zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to 33.604 lekë/muaj

Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve 34.123 lekë/muaj Punëtorë (Profesione elementare) 28.990 lekë/muaj

Forcat e armatosura 58.075 lekë/muaj

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY