U gjet pas 15 ditëve ,dalin pamjet e nxjerrjes së trupit të...

U gjet pas 15 ditëve ,dalin pamjet e nxjerrjes së trupit të 20-vjecarit

133
0
Shares

Dy javë më parë Xhorxho Seferi së bashku me një mikun e tij do të hynin në lumin Erzen për t’u larë por për fatin e tij të keq, 20 vjeçarin do ta merrte rrjedha e lumit e për plot 15 ditë trupi i tij nuk do të gjendej.

Por këtë të dielë, teksa polumbarët kishin vendosur rrjeta pritëse në grykën e lumit, është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të Seferit, vetëm 20 vjeçar.

Policia ka dhënë detajet e ngjarjes si dhe ka publikuar këtë pamje të operacionit.

Polumbarët e Reneas gjejnë në lumin Erzen dhe nxjerrin trupin e pa jetë të 20 vjeçarit Xh.S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.05.2018 në “Shpellën e Pëllumbasit” ku shtetasi Xh. S., rreth 20 vjeç, si pasojë e rënies aksidentale nga gryka e kanionit në ujërat e lumit Erzen ku humbi jetën, dhe trupi i tij nuk u gjend si pasojë e marrjes nga rrjedha e ujit, ju bëjmë me dije se :

Ditën e sotme rreth orës 15.00, rreth 1 kilometër larg nga vendi ku shtetasi Xh. S., ra nga lartësia, nga Polumbarët e Reneas është gjetur dhe është nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen trupi i shtetasit Xh. S., rreth 20 vjeç.

Pavarësisht kërkimeve intensive për një javë rresht nga Polumbarët e Reneas dhe një grup punonjësish të Stacionit të Policisë Farkë në terren shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e trupit të 20 vjeçarit.

Kërkimet nuk u ndërprenë, por çdo ditë dy Polumbarë të Reneas dhe disa punonjës Policie të Farkës kanë krehur shtratin e Lumit.

Rreth 1 km më poshtë vendit ku dyshohej se ishte mbytur, Polumbarët e Reneas vendosën një rrjetë pritëse me qëllim pengimin e trupit për të mos e marrë rrjedha e lumit.

Gjatë ditëve të kërkimit u devijua pothuaj 1/3 e rrjedhës së lumit.

Sot rreth orës 15:00, në vendin ku Polumbarët kishin vendosur rrjetë pritëse, dy Polumbarë të Reneas kanë gjetur trupin e viktimës.

Trupi i viktimës është nxjerrë dhe transportuar tek autoambulanca nga Polumbarët, punonjësit e Policisë të Farkës dhe nga zjarrfikësit ku po transportohet për në morgun e spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY