Përcaktohet taksa e rrugës së Kombit për kuksianët

Përcaktohet taksa e rrugës së Kombit për kuksianët

198
0
Shares

Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim ose 200 lekë vajtje ardhje. Ndonëse fillimisht u përfol se taksa e kalimit për banorët dhe përdoruesit e shpeshtë do të jetë 1.5 euro, qeveria duket se ka vendosur të miratojë një nivel më të ulët duke e bërë pagesën 100 lekë për kalim.

Efekti financiar nga ulja e taksës pritet të jetë i konsiderueshëm, duke ulur me disa milionë euro të ardhurat që mblidhen në stacionin e pagesës. Por këto para nuk do të paguhen nga koncesionari privat. Ato do të kompesohen plotësisht nga qeveria, përmes pagesave nga buxheti i shtetit, ashtu siç parashikohet në kontratën koncesionare.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje. Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë. Kjo çoi në zemërimin e qytetarëve të Kukësit, të cilët dy ditë pas vendosjes së taksës protestuan duke djegur pikën e kalimit me pagesë.

Pas protestës qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin ashtu edhe me banoret për të gjetur një formulë të re. Top Channel ka mësuar se kjo formulë, e cila parashikon pagesën 100 lekë për banorët e zonës do të paraqitet zyrtarisht javën e ardhshme, ndërkohë që kompania koncesionare po vazhdon punimet për të rindërtuar dhe ndërtuar dhe zgjeruar zonën, ku do rinise te paguhet taksa e kalimit./Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY