EMRAT & FOTO/ Kukës, gjenden armë zjarri dhe drogë, dy persona përfundojnë...

EMRAT & FOTO/ Kukës, gjenden armë zjarri dhe drogë, dy persona përfundojnë në pranga

568
0
Shares

Nga strukturat e D. V. P., Kukës në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “DRINI 2”, me arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Hasan Spahiu, 24 vjeç, banues në Kukës, (person në kërkim nga DVP Lezhë.)

– Urim Uka, 23 vjeç, banues në fshatin Kalisë, Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se në vendin e quajtur “Zona Industriale”, Kukës, në banesën e shtetasit N.D  (i cili vuan dënimin në Kosovë  për veprën penale  “Trafik Narkotikësh”)  strehohen persona në kërkim, mbi bazën e këtyre informacioneve  u organizua, zhvillua dhe u finalizua me sukses operacioni  “Drini 2”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartëpërmendur, njofton Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesë, këtyre shtetasve ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri, një armë gjahu, 2 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, si dhe 18 fishekë pistolete dhe çifteje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 278, 280 dhe 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY