VIDEO/ Zinedin Zidan largohet nga Reali i Madridit

VIDEO/ Zinedin Zidan largohet nga Reali i Madridit

85
0
Shares

Trajneri i Realit të Madritit, Zinedinë Zidan ka dhënë dorëheqjen nga Reali i Madridit.

Vendimi i papritur është bërë i ditur nga vetë Zidan në një konferencë për mediat.

Pas tre sukseseve radhazi në Champions League, Zinedine Zidane duket se do t’i japë fund karrierës së tij në drejtimin e “galaktikëve”.

Trajneri i Real Madrid ka thirrur një konferencë urgjente për shtyp, por pa dhënë arsye.

I shoqëruar nga presidenti i Florentino Perez, Zidan u ka komunikuar gazetarëve largimin e tij nga drejtimi i Real Madrid.

Ai tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për freski, për diçka të re.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për lojtarët.

“Kam marrë vendim që të mos vazhdoj të jem trajner i Real Madridit”, tha Zizu.

“E mora këtë vendim sepse e dua më të mirën për këtë klub dhe mendoj që sot, për mua dhe për të gjithë, është më mirë të bëhen ndryshime dhe nuk do të vazhdoj vitin e ardhshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY