VIDEO & FOTO GALERI/ Vogëlushi 8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri,...

VIDEO & FOTO GALERI/ Vogëlushi 8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri, përpiqet disa herë të përqafojë Presidentin Trump

94
0
Shares

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes nga Presidenti Trump.

Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.

Ndërsa Presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte. Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.

Ai gjithashtu i dhuroi 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY