FOTO/Këta janë trainerët që priten të zëvendësojnë Zidane

FOTO/Këta janë trainerët që priten të zëvendësojnë Zidane

73
0
Shares

Zinedine Zidane njoftoi papritur të enjten se nuk do të vazhdojë aventurën e tij të suksesshme me Realin e Madridit.

Trajneri francez ka një bilanc prej 3 Champions League, 1 kampionat spanjoll, 2 Botërorë Klubesh, 2 Superkupa Europe dhe 1 Superkupë Spanje në vetëm 2 sezone e gjysmë në krye të madrilenëve.

Por kush do ta zëvendësojë atë?

Sipas mediave spanjolle, këta janë zëvendësuesit e mundshëm të Zinedine Zidane:

Joachim Low – Trajneri i Gjermanisë. Do të jetë e vështirë të largohet nga kombëtarja, por gjithçka do të shihet pas Botërorit

 Mauricio Pochettino – Trajner i Tottenham. Ka kontratë deri në vitin 2023, por kur Reali troket në derë..

 Jurgen Klopp – Trajner i Liverpool. Ka zgjuar interesin e Realit që në vitin 2014, por në fund u zgjodh Rafa Benitez
Arsene Wenger – Ish-trajner i Arsenal. E ka refuzuar deri tani dy herë Realin. E treta e vërteta?
Guti – Trajneri i të rinjve të Realit. Ka deklaruar se është gati për skuadrën e parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY