FOTO/ Rrufeja shkrumbon nënstacionin e Tërmetit, gjithë Tepelena pa energji elektrike

FOTO/ Rrufeja shkrumbon nënstacionin e Tërmetit, gjithë Tepelena pa energji elektrike

105
0
Shares

Nënstacioni Tepelenë është stakuar si pasojë e dëmit të shkaktuar nga rrufeja e cila e ka goditur këtë objekt sot në mesdite.

Shkarkimi i fuqishëm atmosferik ka dëmtuar zbarrat 10 kv të transformatorit të këtij nënstacioni e për pasojë ka mbetur pa energji disa zona që furnizohen nga nënstacioni Tepelenë si: qyteti i Tepelenës, Bënçe, Legdush, Fermë, Beçisht, Dragot, Luath, Mezhgoran, Luzat, Uji i Ftohtë, Lekël fshat, Hormovë.

Grupet e punës së avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve të shkaktuara nga rrufeja dhe rikthimin sa më parë të energjisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY