FOTO/ Procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI, kërkuan largimin e...

FOTO/ Procedohen të rinjtë e FRPD dhe LRI, kërkuan largimin e Fatmir Xhafajt

68
0
Shares

Policia e Tiranës ka kallëzuar në Prokurori të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim pas protestës së djeshme tek Ministria e Brendshme ku kërkuan dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj. Mes tyre është kreu i FRPD Belind Këlliçi dhe aktivisti Aulon Kalaja.

“Më datë 29. 05. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B. K., 31 vjeç, A. K., 29 vjeç, G. Gj., 30 vjeç, H. V., 27 vjeç, G. T., 42 vjeç, S. B., 22 vjeç, M. U., 31 vjeç, F. H., 48 vjeç dhe K. Gj., 48 vjeç (banues të gjithë në Tiranë) bazuar në nenin 262/1 të Kodit Penal”, njofton policia.

Neni 262 i kodit penal thotë se organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Të rinjtë çuan një gomone dje para Ministrisë së Brendshme si dhe disa pako të zeza për të simbolizuar protestën e tyre kundër lidhjeve të pushtetit me krimin dhe trafikun. Ata kërkuan dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa hodhën vezë dhe peshq në drejtim të institucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY