Ronaldo kërkon largimin nga Reali?!Klubi “injoron” portugezin

Ronaldo kërkon largimin nga Reali?!Klubi “injoron” portugezin

66
0
Shares

Cristiano Ronaldo gjithnjë e më larg Realit të Madridit. Skuadra spanjolle ka prezantuar ditën e sotme fanellat që do të përdoren në sezonin e ardhshëm, nga ku bie në sy mungesa e yllit portugez.

Në spotin e bërë publik ditën e sotme, me fanelat e reja u shfaqën lojtarë si Marcelo, Karim Benzema dhe Asensio.

Një tjetër sinjal që Ronaldo do të largohet nga Reali. Sinjali i parë erdhi nga vetë portugezi që pas fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpool-it, falenderoi stafin dhe shokët e ekipit, duke shtuar zërat për një largim të tij. Interes për shërbimet e tij ka shfaqur PSG, ndërsa nuk përjashtohet një rikthim i tij në “Old Trafford” tek Manchester United.

Megjithatë, një tjetër hipotezë është dhe rivaliteti i Adidas me kompanitë që sponsorizojnë luzitanin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY