Fluks në psikiatri, shkak kumari, droga dhe alkooli

Fluks në psikiatri, shkak kumari, droga dhe alkooli

85
0
Shares

Në spitalin psikatrik të Vlorës , i cili është i vetmi në jugun e vendit nga Lushnja deri në Sarandë, pritet që me ngrohjen e motit të këtë fluks të sëmurësh. Drejtori i spitalit thotë se gjatë kësaj periudhe kryhen deri në 40 vizita në ditë. Pacientet janë më së shumti nga Fieri dhe Vlora.

“Kemi në vend të parë diagnozën e skizofrenisë, që në përgjithësi janë të lindura. Pastaj vjen depresioni, dhe në vend të tretë janë çrregullimet e sjelljes nga abuzimet me substancat narkotike apo alkoolike”, tha Kujtim Llapi, drejtor i spitalit të Vlorës.

Në këtë spital janë të shtruar 165 paciente nga 200 shtretër që ka në total ndërsa të regjistruar nga i gjithë jugu janë 13 mijë të sëmurë.

Ndërsa në spitalin psikatrik të Elbasanit shtrohen pacientë nga 11 rrethe të Shqipërisë . Mesatarisht, çdo ditë një pacient vjen këtu, i referuar nga mjeket e zonave por edhe ata që sillen me urgjence nga familja, apo forcat e rendit. shpesh kapaciteti prej 310 shtretërish tejkalohet

“Ndërkohë në qendrën komunitare që është në varësi të spitalit rastet që variojnë të marrin shërbimin atje janë nga 20-30 në ditë por ka arrit edhe në 90 brenda një dite, për të marrë shërbime nga më të ndryshmet. personat që paraqiten për të marrë shërbimin tonë janë persona që i përkasin zonës tonë të mbulimit kryesisht Shqipërisë së mesme. …..Ndërsa për zonat që ka më tëpër prurje pacientësh mund të përmend Lushnjen, Durrësin, Elbasanin, dhe Korçën të cilat në varsi të periudhave sjellin më shumë pacientë në këtë spital”, thotë Adela Lamçja, Psikologe në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Edhe statistikat që vijnë nga Shkodra janë shqetësuese. Një raport i fundi i eksperteve Rajonale të Shëndetit në Shkodër analizon për një periudhë 10-vjeçare ku në spitalin Rajonal Shkodër me çrregullime mendore janë shtruar 6287 persona nder te cilet mbizotërojnë meshkujt në masën 59.9% ndaj 40.1% të femrave.

Mjeku psikiatër në Spitalin Rajonal të Shkodrës Gjon Preci thotë se ky spital mbulon katër qarqe Shkodrën, Lezhën, Kukësin dhe Peshkopinë por hedh poshtë faktin që semundje te tilla prekin me shume meshkujt.
“Normalisht, meshkujt mund të kenë krizën më të ashpër dhe nevoja për t’u shtruar është më e madhe tek meshkujt, për shkak të natyrës mashkullore dhe nevoja për të ndërhyrë forcërisht për ta qetësuar në spitale është gjithmonë më e madhe”, thotë Gjon Preçi.

Psikologu Altin Nika shpjegon shkaqet që çojnë deri te këto sëmundje që shpesh burojnë nga probleme ekonomike, varësi nga droga, alkooli apo kumari.

“Zakonisht më të prirur janë burrat të moshës 40-50 vjeç, shpesh herë shoqërohen nga faktorë të jashtëm të kontekstit social dhe psikologjik që shoqëron personin. Që nga momenti i situatës ekonomike, familjare, i pamundësisë për t’i bërë ballë jetës”, thotë Altin Nika.

Problemet me trajtimin e këtyre çrregullimeve janë të shumta dhe nisin që te frika e pacientëve ndaj paragjykimit dhe diskriminimit. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY