Dezertuan FA-të dhe emigruan në Angli, Gjykata dënon 2 nga 4 komandot

Dezertuan FA-të dhe emigruan në Angli, Gjykata dënon 2 nga 4 komandot

128
0
Shares

ezertuan uniformën ushtarake të Shqipërisë për një jetë më të mirë në Londër teksa ishin në Angli gjatë një stërvitjeje ushtarake, dënohen dy nga katër ushtarët e kallëzuar penalisht nga Ministria e Mbrojtjes.

Mësohet se ndaj ushtarakëve, për dy ka përfunduar procesi dhe konkretisht Ylber Tokrri është dënuar me 3 muaj burg në mungesë, Aleksandër Shkulaku me 6 muaj burg, ndërsa procesi është pezulluar për ushtarin Renild Ajazi dhe ende në proces për ushtarin Klevi Lamkaj.

Por si dezertuan katër ushtarakët uniformën e Forcave të Armatosura?
Me urdhër të ministrit të Mbrojtjes ishte përzgjedhur një grup prej 12 ushtarakësh “Për pjesëmarrjen e personelit ushtarak të Forcës Tokësore ne stërvitjen “Cambrian Patrol 17” në Ëells-Mbretëria e Bashkuar, për periudhën 04.10.2017 – 16.10.2017.

Të katër këta ushtarakë, pasi kanë përfunduar stërvitjen më datë 17 janë akomoduar në një bazë ushtarake duke lëvizur nga Uellsi drejt Londrës dhe në dt.18 tetor 2017 do të udhëtonin drejt Tiranës.
Të njëjtin itinerar ka ndjekur dhe ushtari tjetër Aleksandër Shkulaku, i cili pasi është akomoduar në bazën ushtarake “Hyde Park Barracks”, efektivi ushtarak po në dt.17.10.2017, ka vizituar pika të ndryshme historike e kulturore të qytetit të Londrës.

Në datën 18 tetor 2017 ora 08:00 është vënë re mungesa e tij, si dhe e tre ushtarëve të tjerë, të cilët dhe pse janë kontaktuar disa herë në telefon nga togeri Roland Poçi ata nuk janë përgjigjur, duke mos u kthyer me grupin që ishin nisur nga Tirana. Nga verifikimet në sistemin Tims ka rezultuar se këta ushtarakë të marrë të pandehur për akuzën ‘dezertim’ kanë dalë nga Shqipëria më 4 tetor 2017 ora 20:45 minuta me destinacion Londrën dhe nga ajo ditë nuk janë kthyer në mënyrë legale në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY