Lirimi i Tahirit/Gazetari Hoxha:Presion i madh për dosjen e ish-ministrit

Lirimi i Tahirit/Gazetari Hoxha:Presion i madh për dosjen e ish-ministrit

137
0
Shares

Lirimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, e ka komentuar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Sipas tij, ndryshimi i masës ka pak rëndësi  për hetimin e Tahirit në gjendje të lirë. Për gazetarin rëndësi ka vendimi përfundimtar që do të shpallë Tahirin të fajshëm ose jo lidhur me akuzat e rënda që rëndojnë ndaj tij.

Ndër të tjera, Hoxha ndalet edhe deklarata e ambasadorit Donald Lu i cili tha një ditë më parë se SHBA-të kanë informacion se gjykatës po i bëhet presion.

Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua. Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, këtë por edhe çështje të tjera të rëndësishme. Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bashkë të provave dhe t’i shmanget presionit. Çështja është kush bën presion.
Vendimi nuk do të thotë asgjë. Tahiri është i pafajshëm por i pandehur.
” tha gazetari i ftuar në Abc-News

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY