Fier/Hidhet nga kati i katërt, 35-vjecarja në gjendje të rëndë

Fier/Hidhet nga kati i katërt, 35-vjecarja në gjendje të rëndë

166
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 35-vjeçare nga Patosi i Fierit është dërguar në spital nga familjarët, pasi dyshohet se ajo është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon.

Policia thotë se bëhet fjalë për Eridjola Sadikaj, e cila aktualisht ndodhet në sallën e kirurgjisë, nën kujdesin e personelit mjekësor.

“Në datën 28.05.2018, rreth orës 16:25, në Urgjencën e Spitalit Fier ështe sjellë nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasja E.S, 35 vjeçe, banuese në Patos. Dyshohet se shtetasja E.S është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon”, njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY