DEBATI/ Mbledhja e grupit, deputetët e PD që kërkojnë bojkot të Parlamentit

DEBATI/ Mbledhja e grupit, deputetët e PD që kërkojnë bojkot të Parlamentit

131
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot rreth orës 12:00 grupin parlamentar ndërsa pas grupit menjëherë ka zhvilluar takim me aleatët.

Këto mbledhje vijnë pas protestës të së shtunës dhe do të vendoset se si do të vijojë aksioni opozitar.

Paralalelisht grupin parlamentar e ka mbledhur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në fokus të kësaj mbledhje ishte diskutimi për situatën aktuale dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës.

Në mbledhjen e grupit të PD po diskutohet, nëse duhet të bojkotohet parlamenti pas mbrojtjes së  Xhafës nga Rama.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës ia dhamë kohen e duhur për Xhafën.

Klevis Balliu: Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në parlament, sepse aty bëhet teatër.

Flamur Noka: Hapi i vetem që na mbetet është bojkoti.

Bardh Spahia: Shqipëria nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht nën konsideratë opsionin e bojkotit të parlamentit.

Endri Hasa: Jam pro bojkotit

Sali Berisha: Bojkoti që bëmë për dekriminalizimin pati efekt. Duhet parë aktualiteti duke berë analiza poliitike. Shqipëria aktualisht është në fokus ndërkombëtar. Për opozitën nuk ka zgjedhje paqësore me Edi Ramën. Fryma e grupit është bojkoti i parlamentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY