Apeli i heq “arrestin në ballkon” Saimir Tahirit, i rikthen lirinë

Apeli i heq “arrestin në ballkon” Saimir Tahirit, i rikthen lirinë

145
0
Shares

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë , “arrest në shtëpi” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke i rikthyer lirinë.

Ish-ministri do të hetohet, pa masë sigurie.

Vendimi rrëzon gjykatën e Shkallës së Parë.

Avokati Maks Haxhia është shprehur se Gjykata e Apelit ka vendosur të shuajë masën e sigurisë për Saimir Tahirin, duke e lënë të lirë.

Sipas Haxhiajt, Saimir Tahiri është i lirë të lëvizë.

Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie” u shpreh avokati Maks Haxhia.

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr. 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15. 05. 2018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.

Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë.

Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Maks Haxhia: Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Si e bazoi prokuroria kërkesën e saj për arrest me burg ndaj Saimir Tahirit?

Maks Haxhia: Unë e thashë edhe herën e kaluar, Gjykata e Shkallës së Parë mori një vendim të ndërmjetëm, bazuar në kërkesën e Prokurorisë që kërkonte arrest me burg mbi po të njëjtat materiale që kanë qenë prezente gjatë gjithë kohës në hetim.

Prokuroria ka bërë rekurs për çështjen e pasaportës së Tahirit…

Maks Haxhia: Ajo çështje është akoma në Gjykatën e Lartës, është procesi disi më i veçantë sepse është seanca seleksionuese nëse ka rrethana për të kaluar në gjyq apo jo. Deri tani mesa e kemi ndjekur nuk ka asnjë veprim lidhur me seancën seleksionuese. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY