Sulmi i fortë i Liverpul kundrejt mesfusheës kreative të Real Madridit

Sulmi i fortë i Liverpul kundrejt mesfusheës kreative të Real Madridit

103
0
Shares

Real Madrid dhe Liverpool do të takohen sot në Kiev të Ukrainës në finalen e Ligës së kampionëve

Spanjollët janë duke e kërkuar për herë të tretë radhazi trofeun europian dhe të 13 në përgjithësi. Liverpool nuk e ka fituar këtë trofe që nga viti 2005, kur e kishte mposhtur Milanin në Turqi. Spartsmail ka bërë një karahasim të lojtarëve në të gjitha pozitat për të parë se cili nga ta është më i mirë dhe cila skuadër është më kualitative.

Keylor Navas vs Loris Karius

Nuk ka dyshim se të dy skuadrat janë shumë sulmuese, si Real Madridi ashtu edhe Liverpool por portierët e të dyja ekipeve janë pika e tyre më e dobët. Madrid është duke vazhduar që të kërkojë De Gean pasi që nuk i besojnë Navasit, që pati paraqitje të mirë me Bayernin por gjatë sezonit ka bërë shumë gabime. Karius në anën tjetër ka filluar të jetë zgjedhje e parë për Liverpoolin, para Simon Mignolet por edhe për gjermanin ka dyshime të mëdha.

Nota:

Navas – 6.5

Karius – 6

————————————————————–

Dani Carvajal vs Trent Alexander-Arnold

Dy mbrojtësit e djathtë janë të prirur të dalin përpara në sulm atëherë kur është nëvoja. Carvajal tashmë e ka zënë vendin në skuadrën e parë në klubin e tij të fëmijërisë, duke treguar se është një mbrojtës energjik, gjithmonë gati për të asistuar. Alexander-Arnold është një tinejxher që sivjet bëri bujë në skuadrën e Liverpoolit madje është ftuar edhe për Botëor. Eksperienca e favorizon pak Carvajal para Alexander-Arnold.

Notat:

Carvajal – 7.5

Alexander-Arnold – 7 

————————————————————-
Sergio Ramos vs Dejan Lovren

Të dy janë luftëtar të vërtetë. Ramos është një lider i Realit, kapiten që e ka udhëhequr klubin për tri Liga të Kampionëve në katër vitet e fundit derisa shënoi golin vendimtar kundër rivalëve të qytetit, Atletico Madrid në finalen para 4 viteve. Ai është mbrojtës më i kompletuar se Loveren i cili rrallë bën gabime, por mos e nënvlerësoni mbrojtësin kroat. Kur është në ndeshjen e tij ai të befason.

Notat

Ramos – 8

Lovren – 6.5 

————————————————————-

Raphael Varane vs Virgil van Dijk

Nëse Ramos dhe Lovren janë bisha, atëherë Varane dhe Van Dijk prodhojnë mbrojtje të bukur; dytë të mrekulluesëm që dinë të luajnë me topin madje edhe të asistojnë nga mbrojtja. Van Dijk është edhe dominant në fushë, i fuqishëm pasi që ka qenë në gjendje të bëj ndryshimin në mbrojtjen e Liverpoolit pas kalimit nga Southampton. Por, sikurse Ramos, Varane është veteran në Ligën e Kampionëve dhe ka fituar tri trofe të këtillë.

Notat

Varane – 8

Van Dijk – 8.5

 

Marcelo vs Andrew Robertson

Një teknik brazilian kundër një skocezi që luan në mënyrë klasike. Nuk ka dyshim që aftësitë sulmuese të Marcelos sjellin freski në Real, por disiplina e tij në mbrojtje është për tu dëshiruar e kur kihet parasysh sulmi i LIverpool me Mo Salah në krye, a do të këtë shumë të vështirë. Megjithatë, Robertson i ka dhënë skuadrës së Jurgen KLopp shumë besim me vrapimet e tij në të majtë të fushës. Skocezi erdhi në Liverpool për një çmim qesharak, 8 milionë funte, por sot është njëri prej mbrojtësve anësorë më të mirë në Europë.

Notat:

Marcelo – 8

Robertson – 7

————————————————————

Casemiro v Jordan Henderson

Dy lojtarë që kanë për detyrë të jenë mbrojtës defansivë dhe të prodhojnë aksione për shokët e tyre të skuadrës. Casemiro është njëri prej lojtarëve që kryen edhe punë të pista për Realin në fushë kurse afër ka edhe Modricin dhe Krossin dhe thyen aksionet. Henderson ka të njëjtën punë në Liverpool dhe konsiderohet si një lider i tyre në fushë pasi që është edhe kapiten. Do të jetë ai që do ta çoj trofeun e Ligës së Kampionëve në Kiev nëse Liverpool fiton.

Notat:

Caesmiro – 7.5

Henderson – 7

————————————————————-

Toni Kroos v James Milner

Është vështirë që këta dy lojtarë të krahasohen, sepse nuk janë fare të njëjtë kurse Milner më shumë luan në krah se në qendër të fushës. Kross është një pasues milimetrik dhe lojtarë që e dikton lojën. Milner është më shumë spastrues i mesfushës me një vrapim të madh në mesfushë që përpiqet të ndal edhe aksione.

Notat:

Kroos – 8

Milner – 7

—————————————————————

Luka Modric vs Georginio Wijnaldum

Ëijnaldum ndoshta nuk do të luante sonte nëse Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të ishte lënduar kundër Romës, por holandezi ka mundësinë e mirë që të tregojë veten në Kiev. Ai do të punojë kundër Modricit që është tri herë kampionë në Ligën e Kampionëve dhe ka një ndër rolet kryesorë në 5 vite në Los Blancos.

Notat:

Modric – 8

Wijnaldum – 6.5

——————————————————————————————————————–

Lucas Vazquez vs Mo Salah

Real ka respekt për Liverpoolin por një njeriu që duhet ti frikësohen spanjollët është Salah. Egjiptiani është një lojtar i atillë që di të gjendet në çdo pjesë të sulmit duke e bërë atë njërin prej lojtarëve më të mirë në Europë. Për të nuk do të kishte përfundim më të mirë të sezonit sikur të fitonte Ligën e Kampionëve për Liverpool në Kiec. Nëse Vazques do të jetë në formacion para Bale dhe Asensio, do të ishte kërcenim për Liverpool por jo në nivelin e Salah.

Notat:

Vazquez – 7

Salah – 9

——————————————————————————————————————–

Cristiano Ronaldo vs Roberto Firmino

Superylli portugez është njëri prej lojtarve më të mirë në fund të këtij sezoni edhe pse ka pas rënie e zbritje. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe veç emri i tij ka rëndësi. Sigurisht Ronaldo do të jetë rreziku kryesor kundër Liverpoolit. Shumica e lojtarëve nuk mund të krahasohen me të por Firmino ka pasur një formë të shkëlqyeshme për Liverpoolit dhe është njëri prej lojtarëve më të mirë të Klopp këtë sezon.

Notat:

Ronaldo – 9

Firmino – 8

——————————————————————————————————————–

Karim Benzema vs Sadio Mane

Edhe këta dy lojtarë tërësisht të ndryshëm. Benzema i fuqishëm, francez që di të bëj gola dhe njëri që i ka mbijetuar tërë lëvizjeve të merkatos në Real Madrid. Mane i shpejt saqë vështirë është ta ndjekësh, ku hapi dhe aftësia e tij mund ta hapin mbrojtjen e Madridit. Të dy janë në gjendje të bëjnë gol në çfarëdo rrethane.

Notat:

Benzema – 8

Mane – 8

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY