FOTO GALERI/ Policia “bën për në spital” edhe “Fatmir Xhafajn”

FOTO GALERI/ Policia “bën për në spital” edhe “Fatmir Xhafajn”

204
0
Shares

Protestuesit e opozitës janë përballur sot me dhunën policore. Viktimë e kësaj dhune ka mbetur edhe një aktivist i shoqërisë civile, i cili përfundoi pa ndenja në spital.

Kastriot Hasko është anëtari i shoqërisë civile i cili ka përfunduar pa ndjenja në spital, pasi është qëlluar në kokë nga policia.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet rrjeteve sociale nga shok të tij.

Sipas Aulon Kalasë, mësohet se, “Kastriot Hasko  u godit nga prapa nga forcat e policisë, në protestën para Ministrisë së Punëve të Brendshme!

Kastrioti pasi është goditur në kurriz, ka rënë në tokë dhe nuk mban mend asgjë. Më pas një ambulancë e ka mare dhe e ka dërguar atë në ‘urgjencën interne’, aty ku jem tani.

Dënojmë çdo akt dhune, çdo shkop gome, shkelm apo grusht që ka rënë mbi protestuesit sot.

Shërim të shpejtë i dashur Kastriot Hasko!”.

Kastrito Hasko, është njëri prej aktivistëve të shoqërisë civile, i cili sot, para fillimit të protestës, në Sheshin “Skënderbej”, së bashku me disa të tjerë, ai shfaqi “Statujën e Drejtësisë” me portretin e Edi Ramës, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbanin 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të. Pikërisht, maskën e Fatmir Xhafaj, mbante aktivisti Kastriot Hasko. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY