EMRA & FOTO/ Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

EMRA & FOTO/ Itali, futbollisti vret të dashurën dhe më pas veten

193
0
Shares

Futbolli italian është tronditur pas ngjarjes së rëndë ku futbollisti 25 vjeçar Federico Zini, me një të ardhme shumë premtuese ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe më pas edhe veten.

Trupat e tyre janë gjetur në një parkim në San Miniato (Pisa) ku banonte 25 vjeçari. Sipas dëshmive të para, Federico Zini, futbollist i Tuttocuoio (Seria D), e ka pritur ish të fejuarën e tij, 30 vjeçaren Elisa Amato, përpara banesës së saj dhe pas një zënke ka hipur në makinën e saj për tu drejtuar në San Miniato.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane futbollisti Zini, ka kryer aktin tragjik pasi e dashura e tij kishte refuzuar që të ktheheshin bashkë.

Alarmin e kanë dhënë disa banorë të Pratos, ku banonte 30 vjecarja, që rreth orës 3 të natës, i kanë dëgjuar të dy të ziheshin në mes të rrugës. Dikush ka thënë që ka dëgjuar të shtëna armësh, përpara se të shihte makinën që largohej me shpejtësi.

Besohet se ai pasi ka vrarë të dashurën ka hipur në makinë së bashku me viktimën dhe është drejtuar drejt shtëpisë së tij, ku ka bërë vetëvrasjen.

Çifti u gjet në makinë pranë qendrës sportive në San Miniato, afër Pisa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY