VIDEO/I moshuari godet kamarieren nga mbrapa,rrezikon burgun

VIDEO/I moshuari godet kamarieren nga mbrapa,rrezikon burgun

113
0
Shares

Një amerikan rrezikon të përfundojë në burg pasi goditi nga prapa një kamariere në një restorant në New York.

65 vjeçari Clarence Locke kishte shkuar me bashkëshorten e tij në një vend për të ngrënë. Pasi ishin ulur, gruaja e tij shkoi në banjo dhe kamarierja erdhi për ta marrë porosinë, kur edhe ndodhi goditja në prapanicë.

Punëtorja, 23 vjeçarja Jayme Adair, e ka lajmëruar rastin në Polici dhe kjo ka bërë që autoritetet të ngrisin padi ndaj tij për ngacmim seksual.

“Isha e shokuar, nuk më ka ndodhur diçka e tillë më parë. U çudita kur ai hyri me gruan e tij në restorant dhe më thirri në emër, edhe pse nuk e mbaja mend ta kisha takuar më parë”, ka thënë ajo.

Rasti është shumë në favor të kamarieres, pasi kamerat e lokalit e kanë regjistruar ngjarjen qartësisht.

Policia arrestoi ngacmuesin vetëm një orë më vonë, ndërsa ai rrezikon të mbajë një vit burg si dhe tre të tjerë dënim me kusht ose punë për komunitetin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY