Prokuroria merr fshehtas në pyetje Agron Xhafajn

Prokuroria merr fshehtas në pyetje Agron Xhafajn

76
0
Shares

Largimi i mistershëm me urgjencë dhe në fshehtësi drejt Italisë i Agron Xhafajt, “për t’iu dorëzuar drejtësisë” ka ngritur shumë pikëpyetje mbi fatin e vëllait të ministrit pasi ai kaloi kufirin shqiptar. Asnjë burim, zyrtar ose jo, nuk është shprehur se çfarë ka ndodhur me personazhin që ka trazuar politikën shqiptare fuqishëm dhe ka provokuar një protestë të opozitës shqiptarë ditën e shtunë.

Por, mbrëmjen e së enjtes, nga një burim u mësua se prokurori i çështjes së Agron Xhafajt, Përparim Kulluri, gjendet në Itali për të marrë në pyetje Agron Xhafajn.”

Këtë e ka bërë të ditur Roland Qafoku, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debati në Channel One”. Sipas tij, Agron Xhafaj gjendet në një burg në Romë dhe pritet që prokurori Kulluri ta marrë atë në pyetje.

Sipas burimeve të gazetarit Qafoku, edhe ekspertiza e video-përgjimit mbi çështjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm do të kryhet në Itali. Të njëjtat burime shtojnë se gjithçka do të realizohet përmes një bashkëpunimi mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane.

Prokurori shqiptar do ta pyesë Agron Xhafajn lidhur me video-përgjimin, njohjen e tij me Albert Veliun të njohur si “Babalja” dhe rrethanat e video-përgjimit.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka zbuluar dje në Kuvend, se pse qeveria nxitoi ta largojë nga Shqipëria Agron Xhafajn, protagonistin e video-përgjimit, vëllain e ministrit të Brendshëm, me shpejtësi të jashtëzakonshme menjëherë pas skandalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY