Notis Sfakianakis reagon pas koncertit që shkaktoi zhurmë:Edhe pse nën presion kënduat...

Notis Sfakianakis reagon pas koncertit që shkaktoi zhurmë:Edhe pse nën presion kënduat me mua

118
0
Shares

Koncerti i këngëtarit grek në Tiranë, Notis Sfakianakis u prit me “zhurmë” për shkak të disa deklaratave që e nxirrnin atë si antishqiptar deh mbështetës i partisë raciste “Agimi i Artë”.

Por pasi mbërriti në Tiranë, ai u shpreh se kurrë nuk i ka fyer shqiptarët dhe se fjalët e tij janë transformuar nga mediat.

Dje u mbajt në pallatin e Kongreseve koncerti i tij i shumë debatuar, ndërsa pak orë më pas ai reagon në rrjetet sociale.

Sipas tij gjithçka shkoi shumë mirë edhe pse shqiptarët ishin në presion për shkak të atyre që kishin dëgjuar.

Reagimi i plotë:
Kjo ishte përgjigja më e mirë që iu dha të gjithëve, i gjithë “Pallati i Kongreseve” ishte mbushur plot dhe këndonin të gjithë këngët, të gjitha biletat ishin prenotuar.

Unë do të doja t’ju falënderoja të gjithëve, edhe pse nën presion, ishit në koncert dhe kënduat me mua. Ky ishte një vlerësim.

Dhe do të doja të bëja një sugjerim. Njerëzit nuk dëgjojnë këdo që flet nëpër media…
Faleminderit shumë!

Shpresoj që herët tjetër të jetë akoma më mirë, të argëtohemi dhe t’ia kalojmë shumë më bukur.

Faleminderit nga zemra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY