Marcelo i kërkon Neymar ti bashkohet Real Madridit

Marcelo i kërkon Neymar ti bashkohet Real Madridit

59
0
Shares

Marcelo i ka kërkuar shokut të tij të kombëtares së Brazilit, Neymar, që ti bashkohet finalistes së Ligës së Kampioneve, Real Madrid.

Neymar është i lidhur me një rikthim në La Liga, pavarësisht se la Barcelonën për PSG për shumën rekord prej 222 milionë eurosh një vit më parë.

Një transferim në Madrid do të ishte i mirëpritur ngrohtësisht nga yjet e Los Blancos, me Marcelon që shpreson se Neymar mund t’i bashkohet klubit madrilen.

“Lojtarë të mëdhenj duhet të luajnë këtu,” tha Marcelon për AS.

“Real Madrid është një klub i madh dhe lojtarë të mëdhenj duhet të luajnë për Realin. Më të mirët vijnë tek Reali dhe do të doja shumë të luaja me Neymar,” shtoi më tej mbrojtësi brazilian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY