Lushnje, Gjykata lë në burg ushtarin grabitës: Nuk më del rroga se...

Lushnje, Gjykata lë në burg ushtarin grabitës: Nuk më del rroga se kam dy fëmijë, por jam penduar

81
0
Shares

Olsion Muça 25-vjeç, ushtari i cili para dy ditësh tentoi që të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Lushnjes, është lënë nga gjykata në burg pa afat. Para trupit gjykues ai ka shfaqur pengesë për veprimin që bëri, por u shpreh se mungesa e parave e shtynë drejt tentativës së grabitjes.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Muça tha se lekët që merrte nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale. Ndërkohë që pak ditë më parë ai theksoi se gjykata i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë”, u shpreh Olsion Muça.

Olsion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY