EMRA & FOTO/ Tiranë, shkatërrohet banda e shpërndarjes së heroinës, midis tyre...

EMRA & FOTO/ Tiranë, shkatërrohet banda e shpërndarjes së heroinës, midis tyre dy femra – njëra filipinase

115
0
Shares

Specialistët për hetimin e narkotikëve pranë D. V. P., Tiranë në kuadër të një operacioni policor arrestuan në kushtet e flagrancës …

– Enri Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”).

– Marjus Filipi, 34 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”).

– Gloria Hasaj, 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se këta persona,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike në shkollat e mesme të kryeqytetit, nga seksioni i narkotikëve u organizua puna për kapjen e tyre në flagrancë.

Enri Manaj dhe Gloria Hasaj janë konstatuar nga shërbimet e policisë para hyrjes të një shkolle të mesme në rrugën e “Dibrës” dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Gloria Hasaj, i janë gjetur 5 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Heroinë e ndarë në porcione gati për tu shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enri Manaj (në të cilën ndodhej Marjus Filipi dhe shtetasja e huaj filipinase C. M.), u gjetën dhe u sekuestruan 39 doza lënde narkotike e dyshuar Heroinë).

Janë sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale :

– 44 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë

– 3 aparate celularë

Gjithashtu në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, po kryhen veprimet përkatëse për dëbimin e shtetases filipinase, pasi u konstatua se po qëndronte pa leje qëndrimi në territorin e Republikës të Shqipërisë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” të parashikuara nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve Enri Manaj, Marjus Filipi dhe Gloria Hasaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY