DETAJE/ Durrës, grabitja në Prokurori, autorët dyshohet se janë porositur nga persona...

DETAJE/ Durrës, grabitja në Prokurori, autorët dyshohet se janë porositur nga persona të tjerë

144
0
Shares

Policia e Durrësit ka ndaluar dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës, dhe po ashtu ka ndaluar edhe rojën private të SH. P. S. F., nën akuzën për shpërdorim detyre.

Sipas Policisë, në pranga përfunduan, Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë, Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm dhe Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Të dy autorët e dyshuar të vjedhjes së prokurorisë janë të skeduar nga policia, Isa për vjedhje me dhunë dhe Bushi për vjedhje të rëndomta. Burime nga grupi hetimor thanë se, dy shtetasit e ndaluar Artur Isa dhe Besnik Bushi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ata dyshohet se kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik. Ndërsa shtetasi Niaz Lena me detyrë efektiv i policisë private akuzohet për shpërdorim detyre, pasi nuk ka arritur të kryej detyrën e tij, madje dyshohet se ka bashkëpunuar me dy personat e ndaluar.

Dyshohet që Isa dhe Bushi të kenë pasur për qëllim shkatërrimin e provave për dosjet e abuzimit me pronat në vijën bregdetare. Sipas burimeve nga prokuroria, dy autorët kryen vjedhjen për hesap të një personi tjetër, që ka një proces të hapur hetimor për tjetërsimin e pronave në bregdet.

“Autorët e dyshuar s’kanë asgjë që i lidh me prokurorinë. Ne dyshojmë se ata janë paguar nga dikush tjetër për të shkatërruar hetimet e nisura prej disa muajsh për abuzimin dhe korrupsionin për tokat në bregdet”, thanë burime nga prokuroria.

Ndërkohë dy personat e arrestuar mohojnë të kenë lidhje me vjedhjen e prokurorisë së Durrësit. Por grupi hetimor i ka arrestuar ata në bazë të provave shkencore.

Një ditë më parë ata u futën në ambientet e brendëshme të prokurorisë, shkatërruan zyrën e prokurorit të task forcës afrim shehu dhe të një oficeri gjygjësor dhe pasi morën materiale hetimore, shkatërruan edhe serverin qëndror dhe serverin e kamerave të sigurisë. Ndërkohë, vijojnë hetime intesive. Janë marr në pyetje thuajse i gjithë personeli i prokurorisë, përfshi prokurorë, punonjës të administratës e deri tek rojet dhe sanitarët e institucionit, pasi dyshohet se autorët kanë pasur bashkëpunëtor të brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY