Basha përfundon takimin me aleatët, protesta e nesërme ndryshe nga e 27...

Basha përfundon takimin me aleatët, protesta e nesërme ndryshe nga e 27 janarit

77
0
Shares

Një ditë para protestës së të shtunës të paralajmëruar më herët nga opozita, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët në selinë blu.

 

Në takimin që nisi në orën 10:30, u diskutuan detajet për protestën që do të fillojë paraditen e së shtunës në orën 11:00, dhe do të vijojë për një afat kohe të pacaktuar, në varësi të ecurisë së saj.

 

Në mbledhjen gati 1-orëshe të Bashës me aleatët u diskutuan detajet për fillimin e protestës dhe vijimin e saj.

Mësohet se ky manifestim i cili do të nisë nga fillimi i Bulevardit “Bajram Curri”, do të jetë ndryshe nga ai i 27 janarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY