Përplasen tre makina në Kryebushat të Shkodrës,mes të plagosurve gruaja e myftiut

Përplasen tre makina në Kryebushat të Shkodrës,mes të plagosurve gruaja e myftiut

92
0
Shares

Dy persona kane mbetur të plagosur si rezultat i një aksidenti rrugor të regjistruar në orët e pasdites së sotme në Shkodër. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në zonën e Kryebushatit.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës për ndihmën e parë mjekësore.

Mësohet se në aksident është përfshire edhe myftiu i Malësisë së Madhe, Edmir Smajlaj. Ai nuk ka pësuar lëndime, ndërsa bashkëshortes së tij po i jepet ndihma në spitalin e Shkodres, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e mbërritur në vendngjarje nis hetimet për shkaqet e aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY