Ndahet nga jeta Akademiku Kolec Topalli

Ndahet nga jeta Akademiku Kolec Topalli

158
0
Shares
Profesor, Doktor - Kolec Topalli

Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00 – 11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës.

Kolec Topalli është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.

Ka botuar “Theksi në gjuhën shqipe”, “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe”, “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”, “Sonantet e gjuhës shqipe”, “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe”, “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY