Kryemadhi:Ja se cfarë presim nga protesta e 26 Majit

Kryemadhi:Ja se cfarë presim nga protesta e 26 Majit

89
0
Shares

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen dhe reagojnë. Në një intervistë për emisionin 7pa5 në Vizion Plus. Kryemadhi shprehet se ajo çka është e rëndësishme që për hir të së vërtetës për mua është shumë e mirë por nga ana tjetër është shume e keqe, sepse nëse ne do të shikojmë një opinion publik që reagon me një energji të menjëhershme, me pozitivitet apo që është i gatshëm për tu përgjigjur kjo është shumë e mirë për të kuptuar atë që njerëzit dinë, por nga ana tjetër është shumë e keqe për të kuptuar gjëndjen ekonomike dhe situatën problematike që gjenden njerëzit sot.

Po dukeni sikur keni dalë pak nga ai qëllimi se ishte përgjimi, Babalja, Xhafaj….

Më dëgjoni mua, të gjitha këto janë aksesorë që shkojnë në një qëllim të vetëm, pra dashje pa dashje këto krijojnë një lloj impakti. Qoftë përgjimi, qoftë çështja Tahiri janë çështje të cilat ne si politikanë kemi për detyrë ti ngremë se në fund të fundit janë nxitësit apo katalizatorët e situatës në të cilën ne jemi sot. Sepse kanabizimi i Shqipërisë solli varfërinë e Shqipërisë. Sepse nuk është se solli rritje ekonomike, nuk është se u pasuruan ata që e mbollën, ata që e përdorën etj., por solli që ata u varfëruan edhe më shumë. U pasurua një grup prej tre kater trafikantësh të cilët kishin lidhje të drejtpërdrejt me kupolën dhe pjesa tjetër ngeli në skllavëri të plotë.

Kjo mbetet për tu vërtetuar…

Mund ta vërtetosh, unë të them dil nga studioja dhe tako njerëzit, është shumë e thjeshtë. Dhe të gjitha këto janë argumenta politikë dhe ngjarje politike të cilat sillen sepse njerëzit prandaj votojnë deputete, prandaj ka qeveri sepse janë ata të cilët bëjnë politika. Por në anën tjetër pastaj kur vjen një jetën e përditshme ai punëtori, mësuesi, infermieri, ai i papuni, nuk është se jeta e tij ndërtohet dhe rregullohet nga video përgjimi por në momentin që atij i rregullohet vendi i punës, në momentin që atij i jepet shansi të paguajë energjinë elektrike, ujin, shkollimin e fëmijëve, spitalet, ilaçet e të tjera me radhë. Ky është problemi që njerëzit e ndiejnë. Nuk ka ardhur përnjëherë, gjithë kjo situatë ekonomike nuk është se u bë për një ditë apo për dy ditë por është një sistem i tërë i cili për hir të së vërtetës, edhe në kemi gjynahet tona, ndoshta dikush pak më shumë, dikush më pak, në këtë e cila sjell këtë situatë që është dramatike.

Çfarë pritshmërie kemi për protestën? Do të biem në kurthin e përhershëm që sa mijë ishim apo presim diçka konkrete?

Po pse keni dëshirë ju që ajo të jetë e dhunshme? Ajo do jetë protestë që mblidhen njerëzit dhe për mua është e rëndësishme është që mblidhen njerëzit.

Do të ketë një reagim të fortë?

Reagimi i fortë për mua në 27 vitet e pluralizmit të themi se janë vite tranzicioni, asnjë qeveri në mandatin e dytë të saj në vitin e parë nuk ka pasur këtë situatë dhe këtë notë të ulët pëlqyeshmërie nga opinioni publik siç është kjo qeverisje. Pra e mendojmë që erdhi në shtator me një forcë, arrogancë të paparë dhe pas 3-4 muajve është një situatë, që po të shikosh sot nuk kemi asnjë ministër vetëm parada cirku nëpër rrethe, kemi bërë këtë kemi bërë atë por mua për të ardhur këtu mu deshën 25 minuta, edhe i bie shkurt po të duash, nga rruga me gropa sepse ti nuk arrin dot. Tani ajo çka është e rëndësishme në protestën e 26 majit, nuk ka të bëjë me faktin që kjo është një protestë që e organizon opozita. Opozita mund të jetë thjesht ndihmësja ose nxitësja e reagimit të shoqërisë dhe të opinionit publik. Njerëzit më 26 maj do të jenë në shesh edhe për të thënë që nuk jam dakord me ty sepse në njëfarë mënyrë ka shumë njerëz që mënyrën e mos dakordësisë së tyre nuk e shprehin dot me fjalë por mund ta shprehin thjeshtë me prezencën e tyre në atë protestë. Është e rëndësishme prezenca e qytetarëve, nuk është e thënë vetëm për video përgjime se video përgjimet tani janë bërë pjesë e rutinës dhe është bërë si një mjet shpëtimi ose si një mjet zgjidhje që të gjithë qytetarët po i gjejnë për të zgjidhur problemet e tyre.

Po ka hyrë dhe në disa kanale ky video përgjimi…

Po ka hyrë sepse njerëzit e shikojnë si një moment për të zgjidhur problemet e tyre. Por ajo çka unë mendoj që është shumë e rëndësishme që unë e mendoj problemi ynë është që kjo situatë në të cilën ne gjendemi është një situatë që ka prodhuar një kaos, ka prodhuar një situatë ekonomike shumë të rëndë. Ndoshta ju nuk jeni dakord dhe hajde ta diskutojmë njëherë tjetër por situata ekonomike është shumë e rëndë. Njerëzit kanë të njëjtat rroga ose të njëjtat paga që kanë pasur para 5 viteve.

Po lëvizim thotë kryeministri….

Nuk po flas për pagat e deputetëve, as të drejtorëve, flas për pagat e mësuesve, për pagat e infermierëve.

Deri në fund të mandatit 40% rritje….

Si do e rrisësh në fund të mandatit? Atëherë më fal, ke rritur karburantin, akcizën e naftës i rrite taksën e qarkullimit e çove nga 70 lekë në 324 lekë, ke rritur tatimin mbi fitimin ka qenë 10% e ke bërë 15%, ke rritur tatimin mbi të ardhurat e ke çuar 23%. Dhe si përfundim ke shkuar dhe ke dhënë me konçension çdo gjë. Pra edhe pse ke rritur gjithë këto gjëra, ti nuk ke rritur as pagat as pensionet as investimet. Por edhe investimet i ke dhënë me konçension.

Znj. Kryemadhi jeni në një mendje brenda koalicionit se z.Berisha dje e ka cilësuar revoltë?

Ajo revoltë është, në 2018 të dalësh për bukën e gojës është revoltë. Për të rrezuar qeverinë e Edi Ramës thotë ai…

Po pse kush është shkaktarja?

Rrëzohet me protestë? Se ngritën edhe çadër edhe nuk u rrëzua. Po mos u merr me atë çadrën, çadra ishte nje pozicion dhe për mua nje gabim taktik që PD ia dha shansin Edi Ramës për të qenë ky që është sot. Ashtu siç ia dhamë ne shansin në 2013 Edi Ramës, për tu fuqizuar, për të inkriminuar çdo segment të policisë shqiptare ashtu ia dha eshe shansin në 2017 PD që të krijonte mundësinë e intimidimit dhe blerjes së 74 mandateve. Ka ndodhur që ky njëri në historinë e tij gjithë jetën ka gjetur mënyra nga më të ndryshme. Njëherë nuk bëri koalicion ai humbi. Në 2009 dhe në 2011. Ndërsa në të gjitha herët e tjera koalicionet e tij njëherë me Ilir Metën, njëherë në Lul Bashën njëherë me Fatos Nanon. dhe ka mbijetuar. Tashmë nuk ka më sepse nuk besoj që ka njeri në klasën politike, por edhe në opinionin publik, por e lëmë ne partitë politike. Futemi në botën e biznesit. Po të futesh në botën e biznesit, të flasësh me biznesmenët vetë, jo vetëm që kanë dhunën psikologjike që ushtrohet ndaj tyre. Sepse si mund të pretendosh ti të zhvillosh biznesin kur ty të bëjnë 20 policë tatimorë në derën e biznesit. Po nuk ke shans ti. E para njëherë ose do t’i përgjigjesh klientit, ose do t’i përgjigjesh punës, ose do merresh me ç’doganim, ose do merresh me tatimet, ose do merresh me sigurimet shoqërore, ose do merresh me punëtorin, ose do merresh të bësh punën, ose do presësh e do përcjellësh taksidarët e qeverisë. Në asnjë vend të botës nuk i shikon taksidarët si turma bastisësish si nëpër bizneset shqiptare. Pra janë, mos e shikoni vetëm nga ana politike, mos e shikoni vetëm politikisht protestën por shikojeni si një reagim qytetar që vjen nga bizneset, nga biznesi i vogël, nga biznesi i madh. Mos shikoni edhe këta pak vipa që janë, që kanë ngelur në Shqipëri, që janë shumë pak që janë me gishtat e dorës. Për hir të së vërtetës. Edhe atyre vetë ju ka ardhur në majë të hundës sepse mos harroni që kanë me mijëra punëtorë që duhet t’i paguajnë dhe që për hir të së vërtetës nuk janë klientë të kryeministrit, por janë thjesht kalimtarë të cilët i’u merret vetëm taksa dhe i’u merret shpirti. Nuk i’u rimbursohet TVSH-ja. E dini ju që janë mbi 50 milion Euro të pa rimbursura. Por 50 milion Euro të pa rimbursuara e di ça janë? Do të thotë para që hidhen në treg. Do i bëni të gjitha këto. Edhë përgjimet i bën PD-ja, edhe protestën.

Por për të penguar çeljen e negociatave thotë mazhoranca.

Po lërë ça çelje të negociatave. Negociatat e kanë shumë të thjeshtë. Negociatat kanë një kusht: largoni Edi Ramën. Negociatat po të marrësh të lexosh 37 faqe progres-raportin, ke 7 kushte, 5 prioritete dhe 2 kushtet që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqe etj etj.

Rekomandimi ishte pa kushte…

Rekomandimi ishte me kushte. Jo tani të mos merremi me tëitter-in e ndonjë eurodeputeti që të nesërmen e ndryshoi. Rekomandimi është me kushte., Unë vij në emisionin tënd, por kur ti të më sjellësh në studio 1, 2, 3, 4, 5. A është kusht ky?

Kështu është kjo?

Po kështu është. Merre lexoje. Ti nuk ke vënë asnjëherë kushte mua… Unë nuk të vë kushte. Jam pa kushte. Nuk më ke vënë dhe ti vjen me dëshirë, çështja është që …

Të iki Edi Rama. Ky është kushti për juve …

Absolutisht që po. Se unë edhe e mendoj. Por duke qenë edhe më shumë se ora e mëngjesit dhe t’iu bësh njerëzve politikë me agresivitet nuk është mirë me thënë të drejtën sepse njerëzit boll kanë hallet e tyre por po dëgjojnë edhe këtë ngarkesën tonë politike. Unë mendoj që largimi i Edi Ramës do të shtensiononte vetë Partinë Socialiste në rradhë të parë, për hir të së vërtetës, sepse dhe ata kanë nevojë për një ringjallje. Nuk po them rilindje. E kanë të nevojshme sepse për hir të së vërtetës është nga partitë më të mëdha dhe më të vjetra në jetën politike shqiptare. Ka pjesën e historisë së saj dhe nuk e mohon dot askush. Pjesë e asaj historie kam qenë edhe unë 20 vjet. Ajo çfarë mendoj unë që është shumë e rëndësishme largimi i tij do të çlironte Partinë Socialiste. Do të sillte figura të reja brenda saj. Do të sillte një frymë të re. Do të sillte dhe ndoshta dhe një alternativë të re sepse edhe vetë e majta, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Europën është në një krizë identiteti. Për hir të së vërtetës. Për hir të së vërtetës sepse korrupsioni, toleranca po themi e tepruar dhe e ekzagjeruar ndaj fenomeneve të cilat nuk kanë të bëjnë me sjelljen normale të qytetarëve. Po themi abuzimi ose mbyllja e syve për gjëra të jashtëzakonshme çfarë kanë sjelle? Kanë sjellë që të rriten dhe të zhvillohen jashtëzakonisht shumë forcat ekstremiste dhe nacionaliste. Gjë që për hir të së vërtetës nuk është se janë pozitive për Europën,por jo vetëm për Europën por edhe për ne vetë Shqipërinë që jemi një vend shumë shumë i vogël e me thënë të drejtën është si ajo shprehja që ‘Hedhim valle në gojë të ujkut’. Pra është e vështirë për pozicionin.

Ndjehet…

Po do ndihet ajo sepse ti e shikon. E shikon në të gjitha vendet e Europës që po të zhvillohen. Në Gjermani po ashtu të janë rritur nacionalistët. Në Poloni, në Sllovaki, në Ceki, në Hungari. Pra ekstremizmi i djathtë po rritet jashtëzakonisht shumë. Dhe kjo vjen si rezultat i mos funksionimit të së majtës sepse e majta tashmë ka problemet e saj të identitetit të cilat për mendimin tim duhet të ringjalli atë besim sepse në fund të fundit njerëzit që janë shumica, populli, ata që votojnë janë të majtë.

Zonja Kryemadhi në fakt në këtë vend kemi parë protesta qytetare siç ka qenë ajo e armëve kimike që e kanë bërë këtë mazhorancë të reflektojë dhe të ndryshojë qëndrim. Mendoni se do të jetë e tillë protesta e 26 majit? Nuk po them sepse ndoshta edhe ju përtej artikulimit nuk besoni se Edi Rama do të iki, por do ta bëjë Edi Ramën që të kuptojë dhe të reflektojë që ka një zemërim qytetar?

Ndoshta ne nuk kemi sot shumë kohë që të flasim për protestën e armëve kimike, por protesta e armëve kimike ka një prapaskenë tjetër. Nuk ka të bëjë me bukën e shqiptarëve. Protesta e armëve kimike ka të bëjë me vetë përbërjen e qeverisë së asaj kohe sepse denoncimin e armëve kimike e bëri vetë ministri i jashtëm i asaj kohe. Pra kishte problemet vetë brenda qeverisjes së tij për një premtim të cilin ai e kishte bërë pa u konsultuar me partinë e tij dhe kishte dhënë fjalën dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ndërkohë ai vetë raportet dhe segmentet e ndryshme politike apo interesa të ndryshme politike brenda partisë socialiste nuk ishin dakord. Sepse mënyra sesi u shit në treg çështja e armëve kimike ishte ….

Jo e kam te reagimi qytetar …

Po dhe reagimi pastaj… Është tjetër gjë reagimi qytetar. Se reagim qytetar ke pasur ti me shumë e shumë gjëra të tjera dhe nuk ka reaguar qeveria. Sepse po të jetë për reagim qytetar, reagimi i parë dhe më njerëzor është për sa i përket biznesit të vogël, që për hir të së vërtetës ne jemi të gjithë ata që falemi te biznesi i vogël marrim bukën përditë aty te dyqani te lagjia etj etj. Pra nuk është se kjo është një qeveri apo Edi Rama është nga ata njerëz që i bën shumë përshtypje reagimi qytetar. Ajo që është e rëndësishme është që konjukturat politike, interesa të caktuara, edhe gjeostrategjike të Shqipërisë e bënë që ai të tërhiqej për sa i përket çështjes së armëve kimike.

Tani argumenti i dytë që ka qeveria përveç çeljes së negociatave, po goditet Fatmir Xhafaj sepse goditi grupe të caktuara kriminale siç është rasti i kapjes së drogës së Maminasit….

Tani këto janë legjenda. Të lidhur me kupolën e PD-së… Tani atë se dimë ne se thonë që kanë kaluar edhe 2 maune të tjera. Kapën njërën dhe kaluan dy të tjerat për atë punë. Domethënë këto janë legjenda urbane etj etj që asnjëri nga ne nuk e merr dot përsipër për këtë gjë. Unë dua të them që historia Xhafaj, për mua pavarësisht pozicionimit nuk më shqetëson fare çështja e vëllait të tij sepse ajo është një zgjidhje midis tij dhe vëllait të tij, e para. E dyta ajo është një çështje që nuk i përket po themi jetës së politikës shqiptare. i përket drejtësisë shqiptare, drejtësisë italiane etj etj. Ne prandaj jemi në demokracia sot, sepse çdo njeri mban përgjegjësi për veten e tij dhe nuk mban përgjegjësi për të tjerët. Por ajo që të bën ty pastaj që të fillosh e të reflektosh është: a ka përdorur segmente të policisë vëllai Fatmir Xhafajt? Kjo është që lë për të kuptuar, për ta hetuar dhe për ta diskutuar. Pastaj përsa i përket sulmit ndaj Fatmir Xhafës të jeni të bindur që më të egër dhe më zell të madh janë vetë Partia Socialiste ndaj zotit Xhafa, ca që u ka zënë vendi, ca që presin ti zënë vendin, e kështu me radhë.

A keni një parashikim për qershorin, do hapen apo jo negociatat?

Unë mendoj që hapja e negociatave është jashtëzakonisht e domosdoshme. Nuk ka të bëjë as me Edi Ramën, as më opozitën shqiptare. Po të jetë për politikën shqiptare, ata nuk kanë për ti hapur kurrë, por negociatat duhet të hapen për shqiptarët. Pse e them këtë? Duhet të hapen për shqiptarët, sepse hapja e negociatave i vendos në një kornizë dhe brenda disa rregullave politikën shqiptare, ekonominë shqiptare, sigurinë shqiptare etj brenda disa kornizave të cilat nuk i cënon dot, nuk i lëviz dot më kushdo që të jetë.

A do ti kërkoni në takim z.Florian Hahn çeljen e negociatave nga Gjermania?

Patjetër, sepse është e domosdoshme, pavarësisht se janë kushtet të cilat ne do ti zbatojmë. Dhe kushtet janë shumë të qarta. Megjithatë ne presim datën 7 qershor. Ne do ti lutemi Zotit që të jetë një vendim pozitiv. Edhe hapje me kushte do të jetë një fitore shumë e madhe.

A jeni të kënaqur me bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe a shërbejnë të tilla organizime si një lloj testi për të kuptuar që edhe në zgjedhjet e ardhshme që janë afër, do të jeni apo jo me ta?

Bashkëpunimi nuk ka të bëjë se si bashkëpunojë unë me Lulzim Bashën, sepse unë për hir së të vërtetës historikisht kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi i opozitës të shtrihet në bazë. Dhe nuk ka të bëjë kjo se kujt përkatësie politike i përket ti, se sa bashkëpunimi i këtij fronti opozitar, që ne shikojmë që çdo ditë e më shumë konsolidohet. Për hir të së vërtetës të mos themi që ka qenë e lehtë, sepse është e vështirë, fillon nga njerëz të cilët deri dje nuk flisnin me njëri-tjetrin dhe sot duhet të puthen. Mund ta bëjmë ne politikanët, por nuk e bën ai në bazë atje poshtë. Implementimi në bazë ka filluar, sepse njerëzit janë bashkuar në një kauzë, e cila i përfshin të gjithë. Njerëzit nuk mund të mblidhen hajde të largojmë Edi Ramën dhe të sjellim Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin. Jo, nuk është kështu. Njerëzit bashkohen me ty, për të fituar për veten e tyre. Dhe sot unë mendoj që protesta e 26 majit që është ditën e shtunë në orën 11.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, është një protestë në të cilën njerëzit nuk duhet të vijnë për partitë politike, njerëzit duhet të vijnë për veten e tyre. Duhet të vinë për veten e tyre për ti thënë Edi Ramës, Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos, etj etj zotërinj ju jeni këta që jeni, sepse kemi qenë ne dhe ne jemi ata, të cilët ju duhet të na keni frikë. Jo populli të ketë frikë politikën.

/s.n/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY