Arben Ristani flet për protestën e opozitës/ Ja çfarë do të ndodhë

Ndaje

Opozita do të protestojë të shtunën në 26 maj përpara Kryeministrisë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha se ajo do të jetë një protestë paqësore.

Ristani gjithashtu ka sqaruar edhe një detaj lidhur me kohëzgjatjen e protestës.

“Protesta do të jetë paqësore. Presim një pjesëmarrje të fuqishme kundër keqqeverisjes. Është lënë pa orar jo se do të zgjasë shumë. Do të mbyllet brenda ditës së shtunë, por do të ketë kohëzgjatjen e saj normale.

Sigurisht që ka njerëz që ka njerëz që duan ta shprehin revoltën më fort, por çelësi i suksesit për ne është pjesëmarrja. Mesazhi është që kjo qeveri duhet të largohet, Shqipëria nuk mund të ecë me trafikantë drogë. Kështu si jemi nuk kemi të ardhme.  Në protestë janë të ftuar të gjithë, pavarësisht divergjencave janë të gjithë të interesuar për t’u bashkuar një të keqeje që na godet të gjithë njëlloj”, u shpreh ai.

Në studion e Report TV, Ristani theksoi se ata nuk janë të vetëm në këtë proteste por shtoi se ajo mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.

“Jemi bashkë me forcat përparimtare jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë. Partitë simotra janë në përkrahje të PD dhe ndihet një përkrahje e tyre në të gjithë fushat, pasi PD ka treguar se është shtetformuese dhe do i vijë radha për të ardhur në pushtet dhe për këtë duhet të përgatitesh”, shtoi ai.

Ai paralajmëroi se nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria pas tubimit të ditës së shtunë, do të ketë përshkallëzim të protestës.

“Mua nuk më intereson video, por fakti që vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar për trafik droge. PS ka edhe njerëz të mirë dhe punëtorë, por Rama është i lidhur me krimin dhe trafikun. Nëse nuk ka reagim protesta do të përshkallëzohet”, nënvizoi ai.

Ristani tha se opozita gjithashtu posedon regjistrime për ministra të tjerë, ndërsa shton se janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. “Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjerë që implikojnë edhe ministra të tjerë”, theksoi Ristani.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje