VIDEO/ Gati për tu hedhur nga kati i 16-të, zjarrfikësi shpëton jetën...

VIDEO/ Gati për tu hedhur nga kati i 16-të, zjarrfikësi shpëton jetën e adoleshentes

91
0
Shares

Një zjarrfikës ka shpëtuar jetën e një adoleshenteje që ishte gati për tu hedhur prej katit të 16-të. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe ky ishte një operacion shumë i rrezikshëm që zjarrfikësit e realizuan me sukses.

14-vjecarja kërcënoi njerkun e saj se do kryente vetëvrasje pasi ai nuk e lejoi të luante me video lojëra.

Ajo refuzoi që të shpëtohej dhe ishte ulur në parvazin e katit të 16-të, kur zjarrfikësi e kapi. Vajza, emri i së cilës nuk është bërë publike po qëndronte në një lartësi prej 48 metrash.

Thuhet se njerëzit e afërt dhe nëna e vajzës janë thirrur në vendngjarje. Sipas China News, incidenti ndodhi në zonën e Quanzhoi Loujiang dhe vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të vërteta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY