DETAJE & FOTO GALERI/ Arratisja nga gjykata e Mikel Kasës, Vlora në...

DETAJE & FOTO GALERI/ Arratisja nga gjykata e Mikel Kasës, Vlora në shtetrrethim, shoqërohen tre gardianë

109
0
Shares

Arratisja nga salla e gjyqit e 28-vjeçarit Mikel Kasaj e cila ka ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në gjykatën e Vlorës ka bërë që prej disa orësh, policia të blindojë qytetin dhe është vënë në ndjekje të tij, për ta kapur.

I riu ia mbathi me vrap pasi ishte pa pranga në duar, sapo mësoi dënimin e dhënë nga gjyqtari me 3.4 vite burg.

Sipas mediave lokale, Policia po ushtron kontroll në çdo mjet edhe pse shiu po bie me intensitet.

Ndërkohë nga ana e saj, Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i Prokurorisë që janë të gatshëm.

Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë pasur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY