VIDEO/ Vdekja në qeli e Enea Ftojit, protestë para ministrisë në Tiranë...

VIDEO/ Vdekja në qeli e Enea Ftojit, protestë para ministrisë në Tiranë dhe policisë në Korçë

117
0
Shares

Dy protesta janë duke u zhvilluar paralelisht sot për vdekjen e Enea Ftoit, 27-vjeçarit në ambientet e Policisë së Korçës. Njera prej protestave para Ministrisë së Brendshme dhe tjera tek komisariati i Korçës. Vdekja e të riut ka ndodhur prej dhunës, shprehen familjarët, që nuk e kanë pranuar versionin e Policisë.Vëllai i Eneas ka deklaruar se trupi i tij kishte pasur dy thyerje. “Kur ne shkuam në gjykatë, Enea kishte vdekur. Duam drejtësi ose do të marrim vetë masa.”

E afërmja tregon: “Na çuan në gjykatë dhe na lexuan nene, nene, nene…në fund fare na thanë: Enea Ftoji vdiq!!!…

Si vdiq?! Ai ishte i fuqishëm! Por e kishte krahun e thyer, këmbën e thyer. Nusen e shtyu policia, i ka krahët e nxira ajo, kur u sul ta shikonte. Si vdiq vetë ai?! Ne do ta kërkojmë të drejtën tonë!”.

Protestë përpara Ministrisë së Brendshme për vdekjen e dyshimtë të 27 vjeçarit Enea Ftoj në ambjentet e komisariatit të policisē Korçë.(Policia nuk u ka dhënë leje për protestë dhe familjarët e të ndjerit janë ndaluar dhe gjobitur në Elbasan nga policia, në mënyrë që mos të zhvillonin protestën)

Publiée par JETA OSH QEF sur mardi 22 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY