Ministri gjerman Për Europën:Hapja e negociatave është vetëm hapi i parë i...

Ministri gjerman Për Europën:Hapja e negociatave është vetëm hapi i parë i antarësimit,Shqipëria ka rrugë të gjatë

77
0
Shares

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth, e sheh integrimin si një sinjal pozitiv dhe tepër inkurajues për të rinjtë ne Shqiperi.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am zonntag”, Roth tha se hapja e negociatave do të jenë një sinjal inkurajues për njerëzit, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe Maqedoni.

Por sipas ministrit gjerman çelja e negociatave nuk është hapi i vetëm,por është një rruge të gjatë që e pret Shqipërinë.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian është ende e gjatë dhe për çdo hap ka një kusht të qartë. Pra, çështja e hapjes së negociatave nuk ka të bëjë me pranimin e menjëhershëm, por është hapi i parë drejt një rruge të gjatë”, theksoi Roth.

Ministrit gjerman shprehu se reforma në drejtësi e nisur në Shqipëri do ta çojë vendin përpara dhe procesi i pranimit në BE është mundësia më e mirë për të vëzhguar punën e qeverisë në plotësimin e kushteve.

“Procesi i pranimit për në BE është mënyra më e mirë për të parë përpjekjet e qeverisë shqiptare në plotësimin e kushteve”, nënvizoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY