Kryengritja e Qafë Barit, Basha: Të shtunën në shesh nën shembullin e...

Kryengritja e Qafë Barit, Basha: Të shtunën në shesh nën shembullin e antikomunistëve

72
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë një tjetër thirrje për shqiptarët, që të bashkohen në një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës që mbron trafikantët.

Sot Basha ka kujtuar edhe protestën tjetër antikomuniste atë të Qafës së Barit ku të burgosurit politikë morën kontrollin e burgut për disa orë, fituan lirinë për disa orë.

Nën shembullin e kësaj proteste, Basha ka bërë thirrje që të bashkohen të gjithë shqiptarët  të gjithë bashkë në protestën kombëtare ngrihemi kundër padrejtësisë, kundër qeverisë së lidhur me krimin, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Postimi i Lulzim Bashës në “Facebook”

11 vite pas kryengritjes se Spaçit që ngjalli shpresë dhe i dha kurajo njerëzve, një tjetër akt heroik në një tjetër burg famëkeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Te dënuarit politikë ngritën krye ndaj shtypësve të tyre. Fale kurajës se tyre mbinjerëzore në Qafën e Barit, si sot 34 vjet më parë u fitua për disa ore liria, për disa ore ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat që kryen këto akte heroike, janë frymëzim njerëzor dhe atdhetar. Ata kërkuan lirinë, ata u ngritën kundër padrejtësisë brenda burgjeve mizore.

Në shembullin e guximit të tyre te pashoq, do të bashkohen të shtunën shumica e shqiptarëve që e duan vendin pa krim, pa drogë, pa ministra të lidhur drejtpërdrejt me bandat, pa një kryeministër që mbron hapur të keqen.

Me këto shembuj të heroizmit dhe atdhedashurisë, ju ftoj të bashkohemi të shtunën me 26 maj, në orën 11 në Tiranë, të gjithë bashkë në protestën kombëtare ngrihemi kundër padrejtësisë, kundër qeverisë së lidhur me krimin, për Shqipërinë si gjithë Europa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY