Fier, prangosen mashtruesit burrë e grua, morën 200 mijë euro me premtime...

Fier, prangosen mashtruesit burrë e grua, morën 200 mijë euro me premtime për punësime

86
0
Shares

Dy persona, burrë e grua të shpallur në kërkim janë arrestuar në Fier, pasi akuzohen për mashtrim duke marrë shumë të mëdha parash.

Fisinik dhe Migena Kajolli, 34 dhe 27 vjeç, nga Dërmënasi i Fierit premtonin punësim në sektorin privat kundrejt shumave të ndryshme, në total ata kanë marrë 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17. 05. 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda”.

Njoftimi i Policisë së Fierit

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasit:

1. Fisnik Kajolli, 34 vjeç

2. Migena Kajolli, 27 vjeçe (bashkëshortë), banues në Dërmënas, Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së parë Fier, me vendimin e datës 17. 05. 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda” parashikuar nga Nenet 143/1, 143/3 e 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY