VIDEO/ Përfundon edhe Salianji dëshminë te Krimet e Rënda: Kam pjesë të...

VIDEO/ Përfundon edhe Salianji dëshminë te Krimet e Rënda: Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit

93
0
Shares

Pasi dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaroi se në disa pjesë të tjera të audio-përgjimit ai ka fakte që implikohet Agron Xhafaj.

Teksa u pyet nga gazetarët nga jashtë ambienteve të Prokurorisë, Salianji pohoi se kishte treguar se si i kishte rënë në dorë audio-përgjimi, por që nuk mund të bëhen publike pasi janë pjesë e sekretit hetimor. Po ashtu ai tha se nuk ka besim tek prokuroria, pasi sipas tij ajo është në dorë të Ramës.

“Gjithçka dimë nga rrethanat dhe faktet është se Agron Xhafaj është i përfshirë në aktivitet të paligjshëm kriminal, dhe është një nga bosët e drogës në Shqipëri. Është e qartë si drita e diellit që qeveria është e përfshirë në mbrojtjen e krimit dhe jo të qeverisë. Gjithçka që kishin pyetje, ka të bëjë për hetimin. Por nuk mund të flas për këtë, pasi është pjesë e sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi, i cili më ka sjellë një pjesë të audio-përgjimit, ku Agron Xhafaj bënte pazare droge. Nuk janë akuza politike. Aty dëgjohet zëri i Olldashit, dëshmitarit Albert Veliu, dhe vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj që thoshte; ‘me 10 kg mos më hajde, unë flas për 100 e sipër’. Kam pjesë të tjera të audio-përgjimit ku implikohet Agron Xhafaj”, tha Salianji.

Deklarata e deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji,pas deshmisë ne Prokurori për çështjen Xhafaj.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 21 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY