VIDEO/ Deputetë te PD-së në Komisionin e Ekonomisë: Dorëheqja e Xhafajt është...

VIDEO/ Deputetë te PD-së në Komisionin e Ekonomisë: Dorëheqja e Xhafajt është morale, të shtunën bie qeveria

90
0
Shares

Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho është përballur me qetësi dhe me argumenta me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçen lidhur me kërkesën këmbëngulëse të opozitës për dorëheqjen e menjëhershme të Fatmir Xhafajt, ministrit të Brendshëm.

Ndryshe nga Flamur Noka, pa pasion, por me qetësi, Spaho e ka detyruar Braçen ta dëgjojë dhe ta ulë pathosin në mbrojtjen e ministrit, pasi Braçe arriti deri atje sa të thoshte me ironi se mezi po priste ta shihte videon e përgjimit, nuk po kishte durim sa ta shihte.

“Mënyra si po sillesh nuk është korrekte, iu drejtua Spaho. –  Pas çdo fjale nag ne e merrrni fjalën ju kurse ka shumë kolegë që mbase nuk kanë çfarë flasin. Është për të ardhur keq që PS vë interesat e veta mbi ato të vendit.

Njesoj vepruat kur ngritëm çështjen e deputetëve të inkriminuar. Edhe të kryebashkiakëve. Njesoj vepruar me Ndokën, njesoj me Elvis Roshin ‘që e ka zgjedhur Kavaja’, njesoj me Tahirin, që realisht duhet të ishte në burg sot.

Ne kemi një sfidë, sfida e integrimit evropian dhe ju kanë vënë dy kushte: luftën kundër  krimit të organizuar dhe luftën kundër korrupsionit.

Ju mund të qeshni kurse kryeministri juaj nuk qeshi kur ia vunë këmbët në Bundestag në njjë këpucë, në një atlete. Kështu ia kërkoi presidenti Macron, shikoje edhe sot çfarë është shkruar për Samitin në Sofje.

Çështja e Fatmir Xhafës është morale në radhë të parë, jo politike. Ne nuk po bëjmë as gjyqtarin as prokurorin. Vëllai i tij është akuzuar për vjedhje biçiklete, por për krijim të organizatave të krimit  të organizuar. A është ky kryeministër në gjendje të sekuestrojë pasuritë e Agronit pra?!

Pse, nuk paska PS kandidatë të tjerë që të bëjë ministra të Brendshëm por duhet të jetë gjithmonë dikush që ka lidhje me krimin?! A e kuptoni që duhet të reflektoni?!

‘Po ndjekim me vëmendje sjelljen e ministrit Xhafaj’, tha Reporteri i PE sot, e keni në një artikull. A ka më troç se kaq?! Pra, po presim të japim dorëheqjen!” sqaroi Spaho në vijim.

Deputeti i PD, Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj dhe se sipas tij nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri.

Deputeti i PD tha se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pasi në të kundërt do iki edhe kryeministri me qeverinë.

“Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji Anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte ministër. Nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshem, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”, u shpreh Flamur Noka.

Çështja flagrante "Xhafaj" në çdo Komision parlamentar!

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 21 mai 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY