Rama sulmon kryebashkiaken e Gjirokastrës: Nuk është treguar e gatshme për zgjidhjen...

Rama sulmon kryebashkiaken e Gjirokastrës: Nuk është treguar e gatshme për zgjidhjen e problemeve

70
0
Shares

Njësoj si deputetët, prefekti dhe gjithë zyrtarët e tjerë të mazhorancës, edhe kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryebashkiaken Zamira Rami për çështjen e rrëshqitjeve në qytetin e Gjirokastres

Gjatë një deklarate për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se Bashkia Gjirokastër nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e atij problemi.

“Nuk ka pasur shumë gatishmëri nga ana e Bashkisë Gjirokastër, por është angazhuar qeveria. E kemi bërë projektin dhe do të marrim përsipër zbatimin e tij”, theksoi kryeministri.

Prej disa muajsh problemi në pallatin e lagjes ‘Kodra e Shtufit’ nuk po gjen zgjidhje. Banorët janë drejtuar disa herë nëpër institucione, ndërkohë që aktualisht mësohet se ka një përplasje kompetencash mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Infrastrukturës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY