Erion Veliaj në Hollandë/Tirana ka bere një revolucion të madh,na ndihmon në...

Erion Veliaj në Hollandë/Tirana ka bere një revolucion të madh,na ndihmon në hapjen e negociatave

94
0
Shares

Tirana është vlerësuar në Hollandë si qyteti që ka bërë më shumë ndryshime mjedisore vitin e fundit. Kreu i bashkisë Erion Veliaj, i cili mori pjesë në takimin e kryetareve te bashkive te zhvilluar ne Utrecht, në kuadër të Javës së Gjelbër të BE-së, tha se ndihet krenar që Tirana vlerësohet si qyteti i revolucionit të gjelbër.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi në Utrecht, ku Tirana u përzgjodh si një nga qytetet që po bën revolucion në gjelbërim dhe ekonominë e qëndrueshme. E them këtë sepse sapo filloi java evropiane e qyteteve të gjelbra dhe fakti që Utrechti prezantoi Tiranën si dy nga qytetet që kanë bërë një revolucion në botë, Utrechti në vitet ‘60, ‘70, ‘80 dhe Tirana në vitet e fundit, na bën të ndjehemi vërtet krenarë”. Vlerësimi  për Tiranën, – shtoi Veliaj – është një tregues i qartë që Shqipëria do ta ketë më të thjeshtë të negociojë për anëtarësimin e plotë të vendit në BE.

“Për shumë nga përfaqësuesit e qeverisë holandeze apo edhe të Komisionit Europian që ishin këtu sot, teksa shikojnë se si po reformohet shteti ynë nga qeveria shqiptare dhe qytetet tona nga bashkitë, besoj që kanë parë filizat e çfarë do të thotë krijimi i një qyteti dhe një shteti realisht evropian. Nëse do të vazhdojmë të tregojmë historinë e transformimit të shtetit dhe qyteteve tona besoj që do e kemi më të thjeshtë teksa negociojmë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimit Europian”.

Kryebashkiaku Veliaj u kërkoi të pranishmëve në këtë event, Komisionerit të BE-së për Mjedisin, Karmenu Vella, si dhe përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit holandez, të shohin me dashamirësi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, kjo do të sillte një avancim të reformave të nisura nga qeveria shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY