DETAJE/ Tiranë, grabitja e pikës së basteve, ja shuma e parave që...

DETAJE/ Tiranë, grabitja e pikës së basteve, ja shuma e parave që mori autori

106
0
Shares
Foto ilustruese

Një pikë bastesh është grabitur sot në Tiranë në rrugën “Irfan Tomini”, nën kërcënimin e një arme lodër.

Mësohet se autori ka qenë me maskë dhe ka ikur më vrap, pasi ka marrë një shumë të konsiderueshme parash që llogaritet deri në 50 mijë lekë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 21. 05. 2018, rreth orës 08:10 në rrugën ‘Irfan Tomini’, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër)”, njofton Policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY